e martë, 2 nëntor 2010

Rrëzohet qeveria "Thaqi"

Kuvendi i Kosovës votoi me 66 vota pro mocionit të mosbesimit të qeverisë së drejtuar nga Hashim Thaci.


Nismëtare e mocionit ishte Aleanca për Kosovën e Re dhe votimi u bë pas diskutimeve që zgjatën disa orë. 



Për të kaluar mocionin dhe rrjedhimisht për të rrëzuar qeverinë, duheshin të paktën 61 vota pro. Ushtruesi i detyrës së presidentit dhe njëherësh kryeparlamentar i vendit Jakup Krasniqi është zotuar se do të procedoje shumë shpejt shpërndarjen e Kuvendit dhe do të caktojë datën për zgjedhje të jashtëzakonshme. / TopChannel
shko