e diel, 26 shtator 2010

Clinton ne Beograd!

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, muajin e ardhshëm do të vizitojë Serbinë.
Lajmin e ka bërë të ditur për Zërin e Amerikës, presidenti serb, Boris Tadiq.

Ai ka thënë se ky do të jetë një rast i mirë që marrëdhëniet amerikano-serbe të ngriten në nivelin më të lartë.
Tadiq gjithashtu ka thënë se ai do të udhëtojë shumë shpejt për një vizitë zyrtare në SHBA.
Ende nuk është e qartë nëse Clinton gjatë vizitës së saj në rajon do të vijë edhe në Kosovë, edhe pse gjasat janë të mëdha që një gjë e tillë të ndodhë
shko