e premte, 24 dhjetor 2010

Babai vret vajzën, anëtare të Al Kaedës

Një irakiane e re, e cila dyshohej se ishte anëtare e Al Kaedës, është vrarë nga babai pasi ky i fundit kishte zbuluar planin e vajzës për kryer një atentat vetëvrasës.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja irakiane e lajmeve, Sumariya News, e cila saktëson se vrasja ka ndodhur në afërsi të Bakuba, kryeqyteti i provincës lindore të Dijalas.
Babai kishte zbuluar planin e vajzës për t`u hedhur në erë në një treg në Bakuba./on
shko