e premte, 24 dhjetor 2010

PTK – kompania më e pa korruptuar

Në bazë të raportit të fundit të UNDP-së, të publikuar të enjten,
del se perceptimi i qytetarëve të Kosovës ka ndryshuar dukshëm karshi PTK-së dhe nga kjo rezulton se ajo është kompania publike më e jo korruptuar, thuhet në një komunikatë për opinion të PTK-së.  
Kryshefi ekzekutiv i saj, dr. Shyqyri Haxha ka bërë të ditur se masat e ndërmarra, riorganizimi i kompanisë, luftimi i dukurive negative, lufta ndaj korrupsionit, disiplina në punë, kanë ndikuar dhe ndihmuar në ruajtjen dhe vlerën e PTK-së. Sipas kryeshefit Haxha, në kohën kur ai e ka marrë postin e numrit një të PTK-së, para dy vjetëve, perceptimi i opinionit për këtë kompani ka qenë tejet negativ, mirëpo me masat emergjente të ndërmarra në muajt në vazhdim dhe si rezultat i transparencës dhe menaxhimit efikas, PTK tashmë perceptohet krejt ndryshe. 

Në dy vjetët e fundit, PTK ka pasur rritje të performancës financiare, me ç'rast PTK-ja për herë të parë ka marrë mendim të PA REZERVË nga auditori i pavarur për përgatitjen e pasqyrave financiare për vitin 2009, ndërsa të njëjtin vlerësim pritet ta marrë edhe për vitin 2010. /io
shko