e mërkurë, 22 dhjetor 2010

Brukseli po injoron Dick Martyn

Bashkimi Evropian ende nuk është deklaruar zyrtarisht për raportin e Dick Martyt. Madje ka
injoruar edhe pohimet e Martyt se “BE-ja ka heshtur përballë abuzimeve në Kosovë”. Komisionerja për Punë të Brendshme e BE-së, Malstrom ka thënë se BE-ja nuk ka probleme të kredibilitetit dhe as që ka dashur ta komentoj këtë.  
“Nuk mendoj se kam problem besimi në këtë çështje. Unë jam shumë e përkushtuar për këtë çështje. Ne nuk e mohojmë që ka probleme në Kosovë dhe në shtete tjera. Raportit që ju i referoheni, kam lexuar për të në media, dhe nuk mund të komentojë se çka është e vërtetë dhe çka jo në të”, ka thënë ajo. /indeksonline
shko