e mërkurë, 22 dhjetor 2010

E verbon dashuria ne internet dhe shpenzon 600 mije dollare

Një grua e divorcuar nga Australia akuzon një burrë se i “hëngri” 600.000 dollarë duke i shitur
dashuri në internet. Mesa duket gruaja nuk gjente mbështetje seksuale dhe iu drejtua internetit,ku njohu një burrë dhe në largësi plotësonin nevojat e tyre seksuale!
Gruaja e vè nga Perth i Australisë, u përpoq të gjente dashurinë e saj nëpërmjet internetit,mirëpo humbi 600 mijë dollarë dhe rrezikoi të mbetet në rrugë pasi humbi shtëpinë e saj nga kredia që mori, për një minoritar grek në Amerikë.
Greku minoritar, i tha zonjës se investonte në një kompani nafte në Nigeri.
Burri e kishte emrin Kristofor dhe filloi ti telefonojë gruas të divorcuar çdo ditë duke i shprehur asaj dashurinë që ndjente, ndërsa njëkohësisht e njoftonte edhe për biznesin e tij të madh në Afrikën Perëndimore.
Pas pak kohësh, Kristofori vendosi të kalojë në fazën e dytë të planit të tij. Pasi e bindi zonjën se mund të fitonte shumë para nëse investonte në një biznes të tillë, ku kishte investuar edhe ky, i kërkoi zonjës t`i dërgojë edhe shumën e parave për të filluar biznesin.
Pas pagesës që bëri, zonja mori me anë të postës disa dokumente, të cilat siç u vërtetua ishin për “plehrat”,ndërsa brenda një viti, gruaja i dërgoi Kristoforit 600 mijë dollarë.
Pas zbulimit të rastit, Komisioneria e Zyrës së Konsumatorit në Australi iu bëri thirrje të gjitha femrave të divorcuara të jenë shumë të kujdesshme në lidhjet e tyre erotike nëpërmjet internetit.
shko