e mërkurë, 29 dhjetor 2010

Candice Swanepoel, femra më seksi e vitit 2010

Në një anketë interneti, në të cilën votën e tyre e kanë hedhur mbi 5 milion persona, si femra më seksi për vitin 2010, është
zgjedhur supermodelja dhe engjëllushja e shtëpisë së modës “Victoria’s Secret’, Candice Swanepoel.

Këtë titull ajo vërtetë e ka merituar, sepse këtë vit ka zbuluruar ballinat e dhjetëra revistave më të njohura të botës, si dhe ka realizuar një varg seancash të fotografimit e veshur vetëm me rroba të brendshme intime. Pozita e dytë i ka takuar aktores metan Fox, edhe pse së fundmi mediet e kanë akuzuar atë se e ka lënë veten pas dore dhe se i ka humbur format seksi të trupit, pas të cilave dikur çmendeshin shumë meshkuj.

Në vendin e tretë është pozicionuar këngëtarja e bukur britanike Cheryl Tweedy, e cila edhe përkundër asaj se kishte përjetuar një divorc të hidhur nga bashkëshorti Ashley Cole, prapë ka shkëlqyer në çdo paraqitje publike.

Pas saj vjen supermodelja e bukur izraelite dhe e dashura e Leonardo Dicaprios, Bar Rafaeli, e cila gjithashtu ka pasur paraqitje të shumta në revista të ndryshme. Pesëshen e bukurosheve më seksi këtë vit, e përmbyll aktorja britanike Kate Beckinsale.




Dominojnë modelet 

Listën e bukurosheve më seksi në botë, padyshim se e kanë dominuar modelet, por nuk kanë munguar as aktoret dhe këngëtaret. Edhe një bukuroshe tjetër e aktrimit, e cila kishte një periudhë të vështirë jetësore, pasi është shkurorëzuar nga bashkëshorti, bëhet fjalë për Scarlett Johansson, ka arritur të renditet lartë, duke u pozicionuar në pozitën e gjashtë, ndërsa pas saj, janë renditur modele, të cilat kanë rrumbullakuar top-dhjetëshen e femrave më seksi për vitin 2010.

kështu, pozita e shtatë i ka takuar modeles seksi nga Britania Keeley Hazell, e cila nuk ka ngurruar të pozoj tërësisht lakuriqe për revista të ndryshme. Vendi i tetë është rezervuar për supermodelen Marisa Miller, e ndjekur nga dy koleget e saj, Adriana Lima dhe Brooklyn Decker, të cilat kanë zënë vendin e nëntë, respektivisht të dhjetin./yp
shko