Daut Kadriovski, emri i të cilit, sipas Partisë Socialiste është shfaqur mbi zarfin dërguar
deputetit të saj, Erion Braçe, rivjen në skenën publike me CV-në e tij të njohur penale. I lindur në vitin 1948 në Shkup të Maqedonisë, ai hyn në përmbajtje të informacioneve mbi trafikun e narkotikëve rreth viteve ’80. Para se të arrestohej dy herë në vitin 1984-1985, disa prej të arrestuarve të tjerë në Europë kanë deponuar emrin e tij si porositës. Mandej në vitet ‘84-‘85 ai arrestohet dhe burgoset në fillim në Turqi, mandej në Gjermani. Pas disa vitesh i privuar nga liria, Kadriovski rishfaqet aktiv në fillim të viteve ’90 në disa zona të ish-Jugosllavisë, që sikurse citohet nga raportet policore: “kontrolloheshin nga miq të tij”. I përmendur në raportet për trafikun e drogës, me një karrierë në botën e krimit, Daut Kadriovski merr statusin e një të kërkuari, madje i listuar si ndër kryesorët, të paktën sa i përket botës shqiptare. Për këtë arsye fletarresti për të qarkullon në disa shtete, por që formalizohet me një rezultat konkret në vitin 2000 në Durrës. Por në Shqipëri, Kadriovski mundi t’i shpëtojë burgut, pasi drejtësia shqiptare nuk mundi t’i provojë dot atij asnjë prej akuzave gjatë kohës që ai ishte në paraburgim. Finalizimi i procesit të kapjes dhe burgosjes së tij ka gjetur si destinacion Maqedoninë, ku në sajë të një marrëveshjeje dypalëshe Kadriovski vuan ende dënimin e tij. Përtej linjës së trafikut të narkotikëve, fakti i arrestimit të tij në Shqipëri ka shërbyer për të ndërtuar akuza të forta, sidomos nga Partia Demokratike. Duke supozuar se një trafikant i këtij niveli operon nën mbikëqyrje dhe përkrahje politike, kreu i saj, Sali Berisha, jo pak herë ka goditur politikisht kundërshtarët, duke përdorur emrin e të mirënjohurit shqiptaro-maqedonas.
Arsim
Astronomi
Big Brother
Bota
EKONOMI
Fashion
Formula 1
FOTO
FUN
Histori
Hulumtime
Intervistë
Kinematografi
KOSOVË
Kulturë
Kuriozitet
LiveStream
MAQEDONI
Mjekësi
Modë
Muzike
Njohjet
Opinione
POLITIKË
PROFIL
RAJONI
Seks dhe Dashuri
Spektakel
SPORT
Studim
SHKENCË
Show-Biz
Shqiperi
Teknologji
Teori Konspirative
Termetet
Thashetheme
Ushqim
Vetevendosje
Wikleaks
Zgjedhjet 2010
Zgjedhjet 2010/2011