e mërkurë, 29 dhjetor 2010

Gruaja e Ilir Metës amvise, bën bakllavanë

Dhe ja ku na vjen aroma e shtëpisë, vjen po ashtu edhe bakllavaja e traditës së përhershme të Vitit të Ri. Po këtë herë, jo nga nënat tona nëpër shtëpia. Të rinjtë e kanë
humbur traditën. 
Femrat e sotme, nuk tëhollin më petë për bakllavanë. 
Por nuk ndodh e njëjta gjë në shtëpinë e zëvendëskryeministrit. ndërsa ky i fundit nuk e ka akoma të qartë se ç’bëhet me festat, Vitin e Ri, bredhin e zbukurimet, sepse është totalisht i angazhuar në Shkodër, bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ka zgjedhur ditën e mërkurë që të fillojë përgatitjet e bakllavasë.

Ka vënë një përparëse, ka mbledhur të gjitha harxhet përpara, dhe me një pece në dorë, është duke shtruar petët e bakllavasë që do të konsumojë këtë fundvit me bashkëshortin e vet dhe fëmijët. 
Dhe sikurse thotë Monika, është shumë tradicionale, po ashtu edhe familja. Nuk do të mungojë në tryezën e saj gjeli i Detit dhe as përsheshi. 
Nuk do të mungojnë miqtë dhe të ftuarit për natën e ndërrimit të viteve. Dhe për këtë natë, për t’i kënaqur të gjithë, Mona, ka filluar punën që në 22 dhjetor. /Ballkanweb
shko