Më 12 dhjetorë përfaqësuesit e partive politike dhunuan vullnetin e qytetarëve të Kosovës . Kështu deklaroi për Radio Dukagjini Presidenti në detyrë Jakup Krasniqi teksa fliste për procesin zgjedhor ne vend .
E vërteta është që vetëm një segment ka dal ashtu siç e kam dëshiruar përgjigjja e qytetarëve të Kosovës për të kryer të drejtën e tyre tha Krasniqi I cili më tej shtoi se ka qenë I mendimit se të gjitha subjektet garuese në proces , do të
jenë në përgjegjësin e detyrave , gjë që nuk ka rezultuar .“Procesi zgjedhorë ishte një provim për të treguar nivelin e demokracisë , nivelin e përgjegjësisë së institucioneve të shtetit , nivelit e përgjegjësisë të subjekteve politike për ti dhënë një kuptim të ri demokracisë , porn a vije keq që edhe në këtë rafsh me angazhimin e subjekteve politike elektorale ne jemi të zgjënjyer për fakti se përfaqësuesit e partive politike në një formë ose në tjetër e keqpërdorën dhe e dhunuan vullnetin e qytetarëve të Kosovës të shprehur me 12 dhjetor “ thotë Krasniqi
Gabimi është gabim , vjedhja është vjedhje dhe ai që vjedh pak ai vjedh edhe shumë , prandaj tashmë nuk është koha që duhet të ndalur se kush vodhi më shumë e kush më pak tha presidenti Krasniqi I cili shtoi se e keqja është se të gjithë ata që kishin për obligim për ta mbrojtur votën e qytetarit ata vodhën dhe vodhja është bërë sipas fuqisë së tyre politike .
“Unë jam I bindur se PDK-ja nuk ka pasur se cka të jetë e shqetësuar për votat që do ti fitonte nga zgjedhësit e saj e në mënyrë të veçanta në dy komunat e Drenicës , në Lypjan dhe Malishevë prandaj këtë e konsideroj të pa arsyeshme ashtu siç e konsideroi të pa arsyeshme atë se cfar ka bërë AAK-ja në Deçan sepse unë mendoj se në Deçan askush nuk do të ia kishte kontestuar asaj fitoren dhe kemi lënduar një proces të cilin është dashur ta rujam si nëna fëmijën” shton ushtruesi i detyres së presidentit Jakup Krasniqi.
Presidenti në detyrë Krasniqi ende nuk e dinë nëse do të jetë kandidat edhe për një mandate për kryetar kuvendi nga partia e tij . Ndërsa duke folur për krijimin e institucioneve pas këtyre zgjedhjeve , Krasniqi thotë se është ithtar I krijimit të një qeveri të qëndrueshme dhe se jot ë gjitha partitë mund të qesin kushte për partneritet qeverisës .
“Unë nuk do të përmendja emra për formimin e koalicionit por personalisht jam që të jetë një koalicion sa më I qëndrueshëm dhe mendoj që përveç LDK-së që mund të kushtëzoj koalicionin me pozitën e presidentit , partitë tjerë nuk kanë numrin që ta kushtëzonin” shton Krasniqi
Krasniqi mendon që fundi I janarit do të jetë koha kur do të konstituohet parlamenti dhe pastaj edhe qeveria ./radio dukagjini