e mërkurë, 22 dhjetor 2010

Di Caprio, aktori me fitimin më të madh

Leonardo di Caprio ka treguar se vazhdon të korrë sukses në kinema 13 vjet pas xhirimit të filmit të suksesshëm ‘Titanic’. 
36-vjeçari konsiderohet si aktori që ka fituar më shumë në vitin 2010 nga revista ‘Forbes’, falë filmave ‘Shutter Island’ dhe ‘Inception’.
Secili nga këta filma ka pasur një fitim prej 650 milionë sterlinash në të gjithë botën. Në vend të dytë të kësaj renditjeje gjejmë aktoren Mia Wasikowska, e cila ka luajtur rolin e Lizës në filmin e Tim Burton “Liza në Botën e Cudirave” dhe rolin e Juliane Moore në ‘The Kids Are All Right’. Johny Depp është renditur i treti falë filmave “Liza në Botën e Cudirave” dhe ‘The Tourist’.
Kjo është renditja e 10 aktorëve që kanë fituar më shumë për vitin 2010:
1. Leonardo DiCaprio
2. Mia Wasikowska
3. Johnny Depp
4. Robert Downey Jr.
5. Daniel Radcliffe
6. Robert Pattinson
7. Kristen Stewart
8. Sam Worthington
9. Jaden Smith
10. Jackie Chan
shko