e mërkurë, 16 shkurt 2011

Fatman Scoop në Shpija e Kosovës

Me rastin e trevjetorit të shpalljes së Pavarësisë, reperi i njohur Fatman Scoop do të performoj në sallën “1 Tetori” ne Prishtinë.

Fatman Scoop njihet me hitet e tij “Put Your Hands Up”, “Be Faithful” si dhe për bashkëpunimet me Timbaland në këngën “Drop”, me Missy Eliot dhe Ciara “Lose Control”, me Mariah Carey në këngën “It`s like that” si dhe shumë bashkëpunime tjera me Busta Rhymes, Dr Dre, Ying Yang Twins, Black Eyed Peas dhe shumë artistë tjerë.

Organizatorët e koncertit, Full House dhe DP group, kanë arritur marrëveshje me menaxhmentin e Fatman Scoop, duke u dakorduar që Fatman Scoop t'i vizitojë finalistët në reality show ''Shpij e Kosovës'', në ditën e Pavarësisë.

Koncerti fillon në orën 21:00 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku si paragrupë do të performojnë DJ Blunt dhe Real 1. Cmimi biletave është 5 euro./zhurnal
shko