e enjte, 16 dhjetor 2010

Dick Marty: Kam prova

Raportuesi i KE-së Dick Marty tha sot se ka prova dhe fakte për implikimin e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi në trafikun e organeve, ndërsa ky i fundit mësohet se po shikon mundësinë për të çuar para drejtësisë Martyn dhe britaniken "The Guardian".


Menjëherë pas rezolutës së miratuar sot nga Komiteti ku behet thirrje për një seri hetimesh në nivel kombëtar, mbi raportin e Dick Marty, ka reaguar ky i fundit. Gjatë një konference për shtyp raportuesi i KE-së Dick Marty e quajti veten zëdhënës të viktimave dhe e cilësoi raportin si shumë serioz.


“Të gjithë e dinin por askush nuk fliste”, tha Marty, ndërsa shtoi se nuk janë bërë publike të gjitha detajet. Ai tha se ka prova dhe fakte nga persona të përfshirë në çështje.
Ai ka bërë thirrje që raporti i tij, i cili përfshin një periudhë dy vjeçare hetimesh të lexohet në mënyrë korrekte. /shekulli
shko