e enjte, 16 dhjetor 2010

Fratini" Pajtohuni me Serbine, pastaj flasim per vizat

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Franco Frattini ka vlerësuar sot se ende nuk është momenti për heqjen e vizave qytetarëve të Kosovës për udhëtime në vendet e BE-së dhe se ata s[ pari duhet të “punojnë për pajtimin me Serbinë”, transmeton gazeta Blic e Beogradit. 

Frattini ka shtuar se qëllim përfundimtar është që të gjitha vendet Ballkanit të futen në BE, por se “në këtë moment Kosova ende nuk mundet pa ndihmën ndërkombëtare”. 

“Kjo shihet edhe nga fakti se ushtarët tanë gjenden në atë territor për të zbutur tensionet me Serbinë”, ka thënë shefi i diplomacisë italiane. 

Ai ka treguar se gjatë janarit do të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën, pos tjerash edhe për shkak të afrimit të nisjes së dialogut ndërmjet dy palëve
shko