Sipas fjalëve të zëvendësit të shefit të delegacion9t rus në Këshillin e Evropës, Leonid Slucki, temë kryesore e bisedimeve të Martyt në Moskë do të jetë marrëdhëniet ruso-gjeorgjiane. Mirëpo, sipas gazetës ruse Komersant, do të bëhet fjalë edhe për raportin e Martyt “lidhur me përfshirjen e Thaçit në tregtinë me organe njerëzore, narkotikë dhe armë”.
Shefi i dioplomacisdë ruse, Sergej Llavrov ka thënë dje pas takimit me shefin e diplomacisë serbe, Vuk Jeremiq, se “Rusia është shumë e shqetësuar për shkak të informacionit mbi përzierjen e mundshme të udhëheqjes aktuale të Kosovës në krime kundër njerëzimit”./koha