"Do të mund të lëshonim pe, por ia kemi dhënë zotimin njëri tjetrit se do të mundohemi që seksi ynë të jetë në nivelin maksimal.
Dikur ka qenë më e lehtë që të relaksohemi përkrah një shisheje verë dhe të pushonim, por ne gjithsesi i kushtojmë më shumë kohë njëri tjetrit”, thotë aktorja dhe modelja e bukur, e cila shton se ushtrimet fizike janë hapi i parë deri te seksi i përkryer, sepse e mban trupin në formë të shkëlqyer dhe i jep energji shtesë.
Sikurse për bashkëshortin e saj, Brooke gjithashtu mundohet të përkujdeset për vetveten. “Është lehtë të humbësh dhe thjeshtë të bëhesh mama, por unë nuk e dua këtë. Ekziston diçka magjike tek femra për të cilën menjëherë mund të thuash se përkujdeset shkëlqyeshëm për veten, ndërsa është bukur kur bisedon me të dhe sa më shumë që bisedon, aq më shumë të pëlqen”, thotë Brooke dhe shton se edhe ajo mundohet të jetë e tillë.