e enjte, 16 dhjetor 2010

Ambasadorët panë tmerrin në Skenderaj dhe Drenas

Ambasadori amerikan, Christopher Dell ka rrëfyer për herë të parë përvojën e tij në ditën e zgjedhjeve në Skenderaj. Gjatë një interviste për Jeta në Kosovë, Dell ka thënë të jetë temerruar me manipulimet që ka parë me sytë e tij. “Unë për herë parë isha si vëzhgues në këto zgjedhje. Ajo cfarë pash me sytë e mi ishte e papranueshme për mua.Nuk mund dikush tjetër të votoj në emër të dikujt tjetër” ka thënë Dell.



Më tej ai ka thënë se “kur në fund të nxirren rezultatet përfundimtare, rezultatet e partisë fituese janë të njollosura” ka thënë Dell, për të shtuar se edhe “bashkësia ndërkombëtare po mbushet mend”.  I pyetur si është e mundur që vetëm në rajonin e Drenicës të ndodhin këto gjëra në masë të madhe, Dell është përgjigjur me shaka “Mos më kërkoni të dal kundër PDK-së dhe UÇK-së”. Edhe ambasadorët e tjerë të Francës dhe Zvicrës kanë dëshmuar përvojën e tyre të hidhur në ditën e votimit. /indeksonline/
shko