e premte, 24 dhjetor 2010

E dashura e De Puniet, ylli i Playboy

E dashura e pilotit të Hondës në MotoGP, Randy de Puniet, Lauren Vickers u shpall si imazhi i vitit nga revista e meshkujtve, Playboy, u bë e ditur ditën e sotme.

Bukuroshja australiane, me trupin e saj mahnitës ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e kamerave gjatë garave të zhvilluara në 2010-n, aq sa tifozët njohin më shumë emrin e saj se sa atë të të dashurit të saj francez, rezultati më i mirë i të cilit ishte një vend i katërt në Spanjë.

Pasi theu këmbën në garën e Gjermanisë, Lauren qëndroi gjatë të gjithë kohës në krahun e të dashurit të saj dhe e ndihmoi që të rikthehet mbi motor në një kohë rekord prej 26 ditësh.

Megjithatë, pasi Lauren u shfaq në kopertinën e Playboy, paraqitjet e De Puniet pësuan një rënie të vazhdueshme, aq sa në fundin e sezonit ai e përfundoi në vendin e nëntë të klasifikimit të përgjithshëm.
shko