Siç shihet nga disa foto të saj të realizuara mes miqsh, nuk mund të mos bjerë
në sy ndryshimi pas disa muaj shtatzënie.
Kjo është dalja e parë publike që nga publikimi i lajmit nga gazeta "Panorama", se këngëtarja pret të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, një vajzë, të cilën do ta quajë Eva, për nder të nënës, që nuk jeton më.
Përveç të pranishmëve që kanë preferuar të fotografohen me këngëtaren, ka qenë dhe moderatori i njohur kosovar, Labinot Gashi.
Elsa ishte pjesë e mbrëmjes, në të cilën morën pjesë shumë bukuroshe të njohura, të cilat kanë fituar nëpër aktivitete dhe konkurse të bukurisë, të organizuara nga vetë fotografi.
Elsa ishte e vetmja këngëtare në këtë pritje të fotografit Berisha, i cili më së shumti ruan miqësi me modelet. Sipas burimeve, flitet se këngëtarja tashmë ka hyrë në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Ky do të jetë fëmija i parë i këngëtares me bashkëshortin e saj italian, të cilin deri më tani po e mban sekret nga mediat dhe publiku, pasi nuk dëshiron të zbulojë asgjë nga jeta private.
Këngëtarja jeton prej vitesh në Itali dhe shpesh viziton Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky udhëtim atje për momentin është bërë me siguri për realizimin e ndonjë seti fotografik si shtatzënë tek fotografi i njohur.