e diel, 26 dhjetor 2010

Facebook bëhet faqja e tretë më e madhe në botë

Facebook tani është faqja e tretë më e madhe në botë, duke kaluar kështu faqen Yahoo, sipas comScore.
Facebook arriti 648 milionë vizitorë unikë nga mbarë globi në nëntor 2010, duke e lënë pas faqen Yahoo me 630 milionë të tillë. Faqet që tani janë përpara faqes Facebook janë Microsoft (869 milionë vizitorë nga e tërë bota) dhe Google (970 milionë vizitorë) kur shikohet aspketi i përgjithshëm.
Ky sukses ka kërkuar një kohë të gjatë për t’u arritur. Facebook tani është bërë web-faqja e tretë më e madhe në botë, rreth 18 muaj më parë, dhe shpejt kaloi Yahoo-në sa i përket shikimeve në faqe. Sot, Facebook ka shënuar afër një çerek të të gjitha reklamave pamore në Shtetet e Bashkuara, që është dyfish më shumë se Yahoo.
Facebook gjithashtu së fundi ka kaluar Yahoo-në për t’u bërë faqja e dytë më e madhe në Shtetet e Bashkuara për video materiale dhe është gjithashtu burimi i dytë më i madh për trafik (pas Google) në krahasim me faqet e tjera me përmbajtje të video materialeve. Jo çuditërisht udhëheqësi qendror ekzekutiv i Yahoo, Caro Bartz, e sheh Facebook-un si garuesin e saj më të madh dhe jo Google-in.

Në Shtetet e Bashkuara, sidoqoftë, Facebook është ende i katërti sa i përket numrit të përgjithshëm të vizitorëve (me 152 milionë) dhe Yahoo është në vendin e parë (me 181 milionë vizitorë). Vlerësimet e dhëna nga comScore janë ndryshe nga numri zyrtar i përdoruesve në rrjetin shoqëror Facebook, numër ky i cili përfshin rreth 500 milionë përdoruesë, por ato vlerësime janë më të mira për të bërë krahasime në mes të faqeve./io
shko