e diel, 26 dhjetor 2010

Shkëndije Mujaj pushton top listat në Evropë


Këngëtarja kosovare Shkëndije Mujaj e cila synon që prej kohës të pushtoj tregun e huaj duke punuar në Zvicër dhe disa vende Arabe, sapo ka lançuar në tregun muzikorë këngën më të re në gjuhën angleze të titulluar “This is the time”. 


Kjo është kënga e dytë e Shkëndijes
pasi ajo më herët realizoi një tjetër këngë në gjuhën angleze të titulluar “Rainbow in love”, klipin e të cilës e realizoi në Dubai. Me këngën më të re ajo tashmë ka hyrë në top listat e njohura në mbarë Europën, përfshirë këtu Gjermaninë dhe Zvicren, ku kënga e saj qarkullon edhe nëpër klubet e njohura atje.

Faqja e Dj Fest ka rradhitur këngën “This is the time” në pozitën e 21, derisa lista është shumë e gjatë kurse në mesin e saj janë emra të njohur dhe të shquar nga mbarë bota. 


Këngëtarja së bashku me këngën e re ka realizuar edhe një set me fotografi ku tregon linjat e saja të bukura.
Para disa muajve ne publikuam edhe disa foto të nxehta të këngëtares të realizuara në plazhet e shtrejta të Dubait, vend ku realizon pushimet Shkëndija./vi

shko