e mërkurë, 29 dhjetor 2010

Filmi i De Niro-s, 34 mln $ në dy ditë

Filmi i fundit i De Niro-s, “Little Fockers”, po rezulton një sukses i vërtetë, ndërsa grumbulloi 34 milion dollarë në kinematë amerikane, vetëm gjatë të shtunës dhe së dielës.

I sapodalë në kinema, arkëtimi i filmit ishte prej 48 milion dollarësh në pesë ditët e tij të para. Pavarësisht shumës së
madhe, shtëpia prodhuese “Universal” priste fitime edhe më të larta prej filmit.

Me këto shifra, “Little Fockers”, ku protagonist përveç De Niro-s është edhe i mirënjohuri Ben Stiller, duhet të mbetet lehtësisht pas paraardhësit “Meet the Fockers”, i cili arriti në total fitime prej 279,3 milion dollarësh.

Një fundjavë shumë e mirë edhe për premierën e “True Grit”, që tejkaloi parashikimet me 25,6 milion dollarë, ndërsa “Burn after Reading” mbeti në vendin e tretë, me 19,1 milion dollarë arkëtime.
shko