e martë, 28 dhjetor 2010

Hajduti më budalla në botë

Mania e facebookut ka futur në bela hajdutin 19 vjecar Jonathan G. Parker, i cili hyn në klasifikimin e hajdutëve më budallenj të botës.
I riu nga Fort Loudoun, Pensilvani, kishte hyrë në një shtëpi për të vjedhë. Pasi ka marrë dy unaza me
diamantë, ka menduar të shfrytëzojë dhe kompjuterin e pronares të shtëpisë për të kontrolluar profilin e tij në Facebook.

Disa orë më vonë, pronarja është kthyer në shtëpi dhe menjëherë ka telefonuar policinë pasi kishte gjetur të thyer një dritare në pjesën e pasme të shtëpisë. 

Kur policia ka mbërritur në vendngjarje ka nisur të mbledhë provat. Puna e tyre është bërë edhe më e lehtë kur padronja e shtëpisë ka vënë re se jo vetëm që kompjuteri i saj ishte ndezur, por dhe se ai që e kishte përdorur as nuk kishte bërë “log out” nga profili i tij i Facebook, i cili vazhdonte të ishte i hapur në ekranin e kompjuterat. Menjëherë policia ka arrestuar Parker.
shko