e martë, 28 dhjetor 2010

Togo, se shpejti vendimi për njohje?

Shteti Afrikan i Togos, mund të jetë vend i  73-të qe do ta njoh Kosovën.
Vendimi mund të merret shpejt. Lajmin e ka bërë të ditur piloti shqiptaro amerikan James Berisha,  i cili në fazën e dytë me aeroplanin e tij është duke lobuar në
shtetet afrikane.
Berisha sot është ndalur në Togo.
“Jam takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Togos, ai ma ka thënë se di për çështjen  e Kosovës, ndërsa vendimin për njohje mund ta marr shpejt”, ka thënë Berisha në një bisedë për RTK-në.
Berisha ka bërë të ditur se është duke vazhduar aktivitetet e tij lobuese por u ankua se nuk ka mjetet të mjaftueshme për ta kryer misionin deri në fund./indeksonline
shko