e martë, 21 dhjetor 2010

Jep dorëheqjen kryeministri malazez Milo Gjukanovic

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanovic deklaroi sot se jep dorëheqjen.
“Dua t’ju njoftoj se kam marrë vendim për të dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit“, ka thënë Gjukanovic.

Gjukanovic, që ka qenë në qeverinë e Malit të Zi për rreth 20 vjet, ka thënë në një konferencë për gazetarë se do të mbajë postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila është në pushtet./bw
shko