e hënë, 27 dhjetor 2010

Jessica Alba, ushtron dhe ha gjithçka

E mahnitshmja Jessica Alba realizoi një set të fotografive për edicionin australian të revistës “Harper’s Bazaar”, dhe të cilës i zbuloi se i janë “nevojitur 10 vjet që të kuptojë se si t’i kombinojë rrobat në mënyrën në të cilën ajo ndjehet mirë”.

Shumica Alba-s ia kanë lakmi për shkak të trupit të përsosur, dhe duket se kjo në radhë të parë është rezultat i gjeneve të mira, pasi që aktorja siç tha edhe vet se “nuk ushtron dhe ha çka t’ia do qejfi”.

“Planifikoj të ushtrojë, vërtetë planifikoj. Mund t’ju gënjeja dhe t’ju them se ushtrojë jogën, të cilën e kam bërë një kohë, por jo më. Do të fillojë të ushtrojë së shpejti”, tha Alba, e cila për të mirën e linjës së trupit, nuk heq dorë as nga ushqimi i pashëndetshëm dhe i shpejtë, sikur picat dhe çipsat.

shko