e martë, 21 dhjetor 2010

Kosovë, harroje liberalizimin

Gazeta britanike Economist dhe kolumnisti i saj, Tim Judah nuk e kanë ndërmend ta lënë të “ftohet” raporti i Dick Martyt.
Një diplomat ndërkombëtar në Kosovë, ka folur me Judah për pasojat e raportit në imazhin ndërkombëtar të Kosovës. Fillimisht ai ka folur sesi raporti është një gjeneralizim racist për shoqërinë shqiptare të Kosovës. Por, thotë ai, kjo do të ndikojë shumë në aspiratën euro-atlantike të vendit.



“ Mund ta imagjinoni se çfarë kanë në mendje ministrant e brendshëm të BE-së që kanë shtyrë përpara Komisionin të lejojë liberalizimin edhe për kosovarët problematikë – e tash imagjinoni ata pasi ta lexojnë këtë raport”, ka thënë diplomati.



Ai ka kritikuar edhe mënyrën sesi e ka menaxhuar situatën kryeministri Thaçi dhe ka përqeshur fjalimin e tij popullist në konferencën për shtyp, kur ka kujtuar sesi UÇK-ja është vlera më sublime e kësaj shoqërie./indeksonline
shko