e enjte, 16 dhjetor 2010

Larry King largohet nga CNN

Veterani i televizionit CNN, i njohur me emisionin “Larry King Live”, pas 25 vjet intervistimi të njerëzve të famshëm, tërhiqet nga ekrani televiziv.

Sot do të emitohet shou i tij i fundit, ndërsa moderatori 77-vjeçar thekson se nuk pensionohet përgjithmonë, pasi që do të xhirojë nga katër emisione speciale çdo vit për CNN.

Fituesi i çmimit Emmy ka bërë mbi 40 mijë intervista gjatë këtyre vjetëve dhe ka qenë nikoqir i njerëzve më të famshëm, duke filluar nga Barbara Streisand, Tony Blair, Mike Tyson, çdo president amerikan, duke filluar nga Gerald Fordi dhe shumë të tjerë.

shko