e mërkurë, 29 dhjetor 2010

Lukshiq "pernime" kryeministër i Malit të Zi

Igor Lukshiq është votuar nga shumica parlamentare e malit të Zi për kryeministër të ri të vendit, duke zëvendësuar në
këtë post Millo Gjukanoviqin, i cili dha dorëheqje javën e kaluar. 

“Të gjithë ne, qeveria, parlamenti, autoritetet lokale dhe shoqëria duhet të demonstrojmë vendosmërinë dhe gatishmërinë që të përdorim njohuritë dhe kapacitetet drejt integrimit evropian”, ka thënë Lukshiqi 34 vjeçar para deputetëve. 

Parlamenti miratoi edhe emërimin e disa ministrave të rinj.

Lukshiq ka thënë se prioritet do të ketë hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Mali i Zi nuk ka marrë ndonjë datë për këto bisedime nga BE-ja, për shkak të brengave të BE-së për krimin e organizuar dhe korrupsionin, i cili thuhet se ka lulëzuar në këtë shtet që nga vitet e ’90-ta. 

Kundërshtarët kanë drejtuar gishtin nga ish-kryeministri Gjukanoviq./koha
shko