e enjte, 30 dhjetor 2010

Ronaldo, lojtari më i mbivlerësuar në histori

Ronaldo, lojtari më i mbivlerësuar në histori
Cristiano Ronaldo. Shpeshherë i përshkruar si djali i “artë” i futbollit. Lojtari më i mirë i vitit në botë më 2008. Fitues i “Topit të Artë” më 2008. Lojtari më i shtrenjtë në histori, i vlerësuar me 100 milionë dollarë nga Real Madridi kur e bleu në vitin 2009.




Përgatiti: Ngadhnjim Halilaj

Yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i mungon aftësia për ta ndryshuar rrjedhën e lojës. Ai shënon shumë gola të thjeshtë, por nuk mund të bëjë një asistim të vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij

Cristiano Ronaldo. Shpeshherë i përshkruar si djali i “artë” i futbollit. Lojtari më i mirë i vitit në botë më 2008. Fitues i “Topit të Artë” më 2008. Lojtari më i shtrenjtë në histori, i vlerësuar me 100 milionë dollarë nga Real Madridi kur e bleu në vitin 2009.

Kush është Cristiano Ronaldo? Një lojtar i cili, në moshën 18 vjeç, zuri vend në formacionin bazë të Manchester Unitedit, duke zëvendësuar David Beckhamin - po. Një lojtar i cili fitoi me nder trofetë e tij. Një lojtar i pashëm - po. Një lojtar i privilegjuar që ka luajtur nën urdhrat e Alex Fergusonit dhe Jose Mourinhos - po. Lojtari më i mbivlerësuar në histori - dy herë po.

Fjalori i shqipes e definon mbiemrin “mbivlerësim” si – vlerësim i dikujt apo i diçkaje më shumë se sa është në të vërtetë. Kjo është pikërisht ajo që e përshkruan Ronaldon. Ai është i talentuar, padyshim. Megjithatë, aftësitë e tij janë mbivlerësuar për së tepërmi.

Shembulli 1: Ronaldo ka fituar çmimin e FIFA-së “Lojtari më i mirë i Vitit në botë”, i cili është çmimi më prestigjioz që një lojtar mund ta fitojë. Kjo nuk është kurrfarë dëshmie për vlerat e tij. Pa dashur të minimizojmë çmimin e FIFA-s, vlerësimi i një lojtari si më i miri në botë nuk mund të bëhet vetëm ngga një numër individësh, por për ta bërë këtë FIFA duhet të zgjerojë rrethin e personave vlerësues.


Shembulli 2:
 Më 2008 Ronaldo shënoi 31 gola në ligën më të mirë në botë – Premier Ligë. Një deklaratë e dëgjuar shpesh. Ashtu sikurse deklarata tjetër që mbivlerëson Ronaldon. Pse? Prej top 10 golashënuesve më të mirë në historinë e Ligës së Kamionëve, vetëm tre prej tyre kanë luajtur në Angli. Nga 40 ekipet që kanë shkuar deri në finale në 20 edicionet e fundit të LK-së, vetëm shtatë prej tyre kanë qenë ekipe angleze.

Shembulli 3: Ronaldo është lojtari më i shtrenjtë në botë.

Zlatan Ibrahimoviq është i dyti më i shtrenjti në botë. Pa nënçmuar Ibrahimoviqin, vetë fakti se ai është i dyti tregon se sa i pabalancuar është çmimi i tregut të lojtarëve kur bëhet fjalë për vlerësimin e aftësive të një lojtari.

Shembulli 4: Ronaldo, lojtari më i talentuar në botë.

Edhe kjo është një deklaratë e dëgjuar në raste të shumta. Nëse bëhet fjalë për prekjen e topit 10 herë pa rezultuar në ndonjë aksion të bukur, atëherë ndoshta ai është. Robinho e bën të njëjtën gjë dhe ai nuk merr vlerësime për “budallallëkun” e tij si Ronaldo.

Pas këtyre shembujve, tani pason shpjegimi se përse Cristiano është i mbivlerësuar.

Arsyeja 1: Ronaldos i mungon aftësia për ta ndryshuar rrjedhën e lojës.

Ky është problemi më i madh i tij. Në sa ndeshje Ronaldo ka humbur kur gjendej në vështirësi? Në fakt, pyetja më mirë do të ishte: në sa ndeshje kundër mbrojtjeve cilësore ka triumfuar Ronaldo? Epo, në asnjë. Megjithatë, mund të numërohen të gjitha ato ndeshje ku ai ka dështuar të shkëlqejë. Si për shembull, me kombëtaren e tij në ndeshjen Portugalia – Spanja, dhe Portugalia – Gjermania. Kurse me klubet e tij, në “El Clasico” 2009 dhe 2010, si dhe në finalen e Ligës së Kampionëve me Manchester Unitedin kundër Barcelonës. Në LK, vetëm 10 prej 27 golave të tij janë shënuar gjatë fazave eliminatore.


Arsyeja 2: Cristiano shënon shumë gola të thjeshtë, por ai nuk mund të bëjë një asistim të vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij.


Kjo lidhet me arsyen e parë. Në stinorin 2007-08, Ronaldo shënoi 42 gola në të gjitha garat. Kjo duket mbresëlënëse, derisa ju të analizoni llojet e golave që krijuan famën e tij - 9 u shënuan nga afër, 6 ishin nga penalltitë, 5 nga gjuajtjet e lira dhe 8 me kokë falë gabimeve të mbrojtjes kundërshtare.

Gjithashtu, ai ka arritur të bëjë vetëm 25 asistime në tre stinorët e kaluar. Sa për ilustrim, Lionel Messi i Barcelonës ka bërë 25 asistime në vetëm një stinor e gjysmë.

Një lojtar i “kompletuar” si Ronaldo do të duhej të ndihmonte bashkëlojtarët të cilët e ndihmojnë atë të shënojë gola./YP
shko