Pas telasheve me borën dhe qëndrimit të gjatë në New York, Jose Mourinho ka arritur të kthehet në Madrid. Pritja jo e mirë në aeroport bëri që trajneri i madrilenëve ta humbas kontrollin, edhe pse tashmë njihet për arrogancën e tij.
Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët, kur disa fotografë e rrethuan dhe po e prisnin. Mourinho me ti hasur, reagon me nërvozizëm duke i kërcënuar të mos fotografojnë. “Këta janë fëmijët e mij. Mos fotografoni”, u është kërcënuar Mou. Fotografët nuk janë laguar, ndërsa Moruinho ka vazhduar të bërtasë. Shikojeni incidentin. /indeksonline