Ivo Sanader, Milo Djukanovic, Hashim Thaçi cilësohen si penguesit kryesorë të zhvillimit të skenën politike në Ballkan. Ky është përshkrimi që u bën media, ndërsa më të zëshmet janë mediat kroate.
Vendimi për ta larguar nga skena politike “të treshes, siç po e përshkruan media, të përfolur shpesh si të lidhur me krimin e organizuar, kontrabandë me cigare dhe luftërat në Ish Jugosllavi”, vjen direkt nga Washingtoni.Lideri i Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsa Medojevic i ka thënë portalit Press se procesi i pastrimit të mafias në Ballkan është në rritje e sipër, dhe urdhrat sekrete nga Washingtoni erdhën në shkurt të vitit 2010, viti kur SHBA-ja dëshiron të ndërroj stabilitet afatgjatë në Ballkan. Në mesin e shumë dokumenteve sekrete të WikiLeaks, është edhe një e ambasadorit amerikan në Kosovë, Chriss Dell, e 17 shkurtit 2010, ku Dell “i kërkon EULEX-it tu përmbahet premtimeve të kahmotshme për arrestimin e peshqve të mëdhenj” ndërsa shpesh pakënaqësinë për rritjen e kleptokracisë.
Ish kryeministri kroat, Ivo Sanader, një vit më herët dha dorëheqje të papritur nga të gjitha funksionet, ndërsa tani po përballet me drejtësinë për zhvatjen e parasë publike dhe pastrim parash. Dy javë më parë, dha dorëheqje edhe kryeministri i tejzgjatur në pushtet i malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Ndërsa, kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, po përballet me akuza për trafikim organesh dhe si boss i krimit, nga Këshilli i Evropës./indeksonline/