Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka pranuar se presioni në pankinë është mjaft i madh kurse ka hedhur poshtë spekulimet se ai mund të bëhet seleksionues i Portugalisë.
Jose Mourinho ka qenë një prej kandidatëve më serioz për të marrë funskionin e seleksionuesit të Portugalisë pasi këtë sezonë Carlos Queiroz ishte shkarkuar, por reali e kishte bllokuar këtë marrëveshje. Punën në fudn e kishte fituar Paolo Bento.
“Besoj se kurrë nuk do të bëhem seleksionues i ndonjë Kombëtareje pasi kjo është punë e mentalitetit, e aftësive. Unë jam trajner që punoj çdo ditë, i cili është i gatshëm të luaj tre herë në javë nëse është e nevojshme”, tha Mourinho për mediat portugeze. Por mediat kishin kërkuar që pikërisht ai të bëhet seleksionues i Portugalisë. /indeksonline/