e enjte, 16 dhjetor 2010

Medvedev dhe Putin po drejtojnë një sistem të korruptuar

Sot, në një sallë të vogël gjyqi në qendër të Moskës, gjyqtari Viktor Daniklin do marrë një vendim të rëndësishëm gjyqi, Simbolika e saj do të çojë përtej fatin e dy të pandehurve, Mikhail Khodorkovsky dhe Platon Lebedey, aksionerët kryesorë të ish-kompanisë së naftës Yukos. 


Të dy burrat kanë qenë në burg që nga viti 2003 me akuzën e evazionit fiskal. Dënimet e tyre përfundojnë vitin e ardhshëm. Në mënyrë që ti mbajnë ata në burg, qeveria i ka akuzuar ata me vjedhjen absurde të të gjithë kompanisë së naftës. 

Gjyqi i parë dhe i dyti është zhvilluar mbi bazë të ligjit. Por aty ngjashmëria përfundon. Në 2003 Khodorkovsky personifikonte padrejtësinë dhe pabarazinë e viteve 1990, kur manjatët zotëronin një pushtet të pamasë mbi shtetin, i cili nuk mund të paguante pensionet dhe pagat në kohë. Shtatë vjet më vonë, Khodorkovsky është simbol i padrejtësive të kryera nga burokratët e korruptuar dhe anëtarët e shërbimit sekret, të cilët shkurtojnë lidhjet midis pushtetit dhe pasurisë. 


Siç tha Khodorkovsky në deklaratën përfundimtare, “Ata na kthyen ne, njerëzit e zakonshëm në simbolet e një lufte kundër paligjshmërisë. Kjo nuk është arritja jonë por e tyre”.
Gjasat që zoti Khodorkovsky do të gjendet fajtor nuk janë të pakta. Nëse ai, do të ishte një shenjë se sistemi i Vladimir Putinit, ish president i Rusisë dhe kryeministrit aktual, kishte filluar të përçahet.


Ky sistem, i cili toleron korrupsionin dhe dhunën, ka marrë vetëm miratimin e FIFA-s, e cila i ka dhënë Rusisë çmimin e organizimit të futbollit, Kupa e Botës 2018. Por evolucioni i tij kishte shumë të bëjë me historinë e z. Khodorkovsky's.


Në 1990-ë kur biznesmenët korruptuan gjykatat, të dyja partitë e dinin që kjo ishte një gjë e gabuar. Pas rastit të Khodorkovsky, një gjyqtar ndërkohë që po merrte udhëzime nga një burokrat kuptoi që kishte të drejtë. 



Shteti rus jo vetëm që bënte shkelje flagrante të ligjit në favor të interesave por gjithashtu i dërgonte sinjale të fuqishme burokracisë që kjo praktikë ishte e rregullt. Sipas Alexander Oslon, një sociolog i cili kryeson Fondacionin e Opinionit Publik në Moskë, rregullat e z. Putin kanë çuar në shumimin e "sipërmarrësve-burokratë". 

Ata nuk janë aq të mprehtë, konkurrues apo të suksesshëm si oligarkët e viteve 1990, por ata janë vetëm të poseduar nga "fryma e parasë". Ideologji që kanë sunduar Rusinë që nga koha e komunizmit janë shembur. Deri në fund të viteve 1990 lartësitë komanduese të ekonomisë gjendeshin në duart e oligarkëve. Kështu që sipërmarrësit-burokratë filluan të privatizojnë pasuri të cilat ishin të shtetit rus. Ndryshe nga biznesmenët e tipit Z. Khodorkovsky-së, të cilët i kanë bërë paratë e tyre të para në treg, sipërmarrësit-burokratë kanë përparuar duke I ndarë të ardhurat e buxhetit.


Që nga viti 1999 çmimi i naftës ka filluar të rritet dhe petrodollarët ndryshonin mentalitetin e klasës politike. Mr Oslon vë në dukje se fjala më e përdorur më shpesh nga Z. Putin në vitin 2002 ishte "reformë" dhe variantet e saj. Disa vjet më vonë fjala e përdorur më shpesh ishte "miliard". Në bazë të atyre miliardëve është bërë biznesi kryesor në Rusi. Korrupsioni nuk do të thotë thyerje e rregullave të lojës, ai ishte në lojë.


Pak para arrestimit të tij Z. Khodorkovsky llogariti korrupsionin e shtetit në rreth 30 miliard dollarë, ose 10% të GDP-së së vendit. Nga 2005 ryshfeti u ngrit në 300 miliardë dollarë ose 20% e PBB-së. Ashtu si Z. Khodorkovsky tha në një intervistë të kohëve të fundit, shumica e kësaj nuk ishte paguar ryshfet për policinë e trafikut apo mjekët, por ishin para të dhëna nga burokratët drejt kompanive me të cilat ishin të lidhura.


Ndryshe nga biznesmenë private, të cilët filluan të investojnë në bizneset e tyre thelbësore në fund të viteve 1990, sipërmarrësit-burokratë kanë pak nxitje për ta bërë këtë. Pasuria e tyre është e varur nga fuqia e tyre administrative, në vend të të drejtave pronësore. Fitimet janë shpesh të fshehura në llogaritë e bankave të huaja apo shpenzohen shpejt në prona luksoze në kryeqytetet evropiane, apo në edukimin e fëmijëve të tyre në shkollat britanike private. E gjithë kjo është e shoqëruar në mënyrë të pashmangshme me retorikën anti-perëndimore dhe pretendimet e rigjallërim të Rusisë.


Befasisht, anketat tani tregojnë se të rinjtë në vend duan më shumë të kenë një punë në qeveri apo një firmë shtetërore se sa në një biznes privat. Gjatë dhjetë viteve të fundit numri i burokratëve ka shkuar deri me 66%, nga 527.000 në 878.000, dhe kostoja e mbajtjes së një makine të tillë shteti është rritur nga 15% në 20% të PBB-së. Në të njëjtën kohë, pozita e Rusisë në indekset e korrupsionit, të drejtat pronësore dhe lirinë e biznesit është përkeqësuar. 
shko