Materiale cilësore, ngjyra dhe dizajn origjinalë do të përfaqësojnë edhe Shqipërinë në botën e konfeksioneve intime.
LE BLACHE, linja e intimeve për femra dhe PLAETOR, linja e meshkujve, do të jenë përfaqësim krenarie nën logon kuq e zi
për vendin dhe tregjet e huaja. Janë të dyja marka shqiptare, ideuar dhe prodhuar nga stilistë dhe fabrika vendase, raporton TCH.
Është pikërisht firma Bella Confex , e cila ka guxuar të sjellë ndër të parat një linjë intime që do të vulosë me origjinalitetin e saj, një përfaqësim të denjë të Shqipërisë. Keti Bazhdari, përfaqësuesja ligjore e Bella Confex, shpalos ambiciet: “Kemi rrezikuar të hapim katër dyqanet tona në Tiranë, ndërsa vitin tjetër do të kemi dyqane në gjithë Shqipërinë.”