Ish-agjenti i KGB-së, brez i zi në sportin më të dashur prej tij, hipi në ringun e një klubi të Shën Pietërburgut i veshur me një kimono të bardhë për të zhvilluar një sërë
luftimesh me atletët.Një ditë më pas, të gjitha mediat flisnin për të. Kanali televiziv publik, “Pervi Kanal” ka treguar me kënaqësi pamjet ku Putin shtrinte për tokë një nga kundërshtarët e tij.
“Është shumë i fortë. Ndihet që është një burrë, është një burrë i vërtetë. Ka duar të forta”, ka deklaruar Arsen Galstian, kampioni rus me origjinë armene, që u përpoq të luftonte me liderin.
“Putin ka treguar se është në një formë fizike të shkëlqyer dhe se është gati të sfidojë cilindo kundërshtar”, shkruan nga ana tjetër gazeta “Tvoi Dien”.
Pas dy mandatesh prej presidenti nga viti 2000 në 2008 dhe një prej kryeministri, Putin mund të synojë sërish postin më të lartë në Rusi në zgjedhjet e vitit 2012.
Sipas analistëve, stërvitja në xhudo, drejtimi i avionëve dhe një makine të Formula 1 janë një zgjedhje e kryeministrit për t’u treguar paksa i keq para votuesve./tch