e diel, 26 dhjetor 2010

Serbët shkelin Prizrenin

Qyteti historik shqiptar, Prizreni është bërë sot skenë e ardhjes së qindra serbëve.
Ata kanë ardhur nga pjesë të ndryshme të Serbisë dhe Kosovës për të celebruar inaugurimin e peshkopit Teodosije, pikërisht në Kishën Ortodoske të Prizrenit.
Në mesin e atyre që kanë qenë pjesë e ceremonisë, edhe ministri i Brendshëm serb, Ivica Dacic, që siç mund ta shihni në këtë foto të Indeksonline, është ndalur tek Shatërvani për të pirë ujë. Ceremonia ka kaluar pa incidente, dhe ka pasur masa të shtuara të sigurisë.Ja edhe videot e pranisë së serbëve në Prizren./io
shko