Stambolli është bërë destinacioni i shpeshtë i këngëtares shqiptare të Maqedonisë, Adelina Tahiri. Por, përtej bukurisë së kryqendrës turke, duket se Adelina ka arsye të fortë për të shkuar atje.
Gazeta Panorama e Tiranës raporton se qëllimi i rrugëtimeve ishte takimi me futbollistin e njohur Lorik Cana, i cili për momentin është lojtar në klubin Galatasaray në Turqi. Ata janë parë së bashku në Stamboll.
Zbuluesi i këtij lajmi, që preferon të mbetet anonim, i ka thënë gazetës Panoarama se Cana ka treguar vazhdimisht interes të madh për këngëtaren, por e gjithë kjo histori vijon të mbetet sekret, për shkak të famës së secilit prej tyre.
Distanca është padyshim në favor të mungesës së zhurmës rreth kësaj lidhjeje, edhe pse nga ana tjetër vështirëson takimet e çiftit. Në bisedat e saj me miqtë në Facebook, ajo përmend shpesh Stambollin, si vendin që aktualisht do të frekuentojë më shpesh, pasi qëndron atje njeriu i saj i dashur. Një nga miqtë me të cilët ajo i ndan këto biseda, është stilisti Armend Ramadani/panorama