Ministri Haxhinasto i tha ambasadores Enzler se deklaratat e zonjës del Ponte janë të papranueshme dhe shtrembërojnë realitetin në të cilin janë zhvilluar hetimet në vitin 2003 për akuzat për trafikim të organeve njerëzore, të cilat nuk u vërtetuan asnjëherë.
Në përgjigje, ambasadorja Zvicerane siguroi ministrin Haxhinasto se pikëpamjet e shprehura nga del Ponte në intervistën për Euronews janë pikëpamjet e saj personale dhe nuk shprehin aspak qëndrimin apo pikëpamjet e qeverisë së Zvicrës./koha