Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës sot në Muzeun e Kosovës bëri përmbylljen e Ditëve të Trashëgimisë Evropiane në Kosovë, të cilat janë organizuar në bashkëpunim me COE, ECLD, OJQ-të, CHWB, Intersos, Derën e hapur etj.
Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Lirije Kajtazi, falënderoi të pranishmit dhe theksoi se, duke u mbështetur në dispozitat që kemi, MKRS ka në përgjegjësi përkujdesjen ndaj trashëgimisë kulturore, së cilës i jep rëndësi të veçantë.
Synimi i Ministrisë së Kulturës është ruajtja e trashëgimisë kulturore në kualitet e standardet ndërkombëtare, gjithnjë duke u mbështetur në infrastrukturën ligjore.
Vlerat e trashëgimisë sonë kulturore janë universale dhe si të tilla ato janë vlera të natyrshme të trashëgimisë evropiane dhe botërore. Trashëgimia kulturore e Kosovës është pasuri e përbashkët për të gjithë qytetarët e Kosovës, prandaj krahas angazhimit dhe përkushtimit të Ministrisë së Kulturës nuk duhet të mungojë edhe ngritja e vetëdijes qytetare për mbrojtjen dhe ruajtjen e monumenteve.
Ambasadori i Ambasadës Greke, z .Dimitris Moschopoulus, tha se kam kënaqësinë t’ ju përgëzoj për kompletimin e infrastrukturës ligjore .
Ai tha se përfshirjen e kishës serbe në trashëgiminë kulturore e sheh si të drejtë.
Arbër Hadri , këshilltar i Ministrit Haziri, tha se MKRS ka filluar menaxhimin e duhur në fushën e trashëgimisë kulturore.
Trashëgimia është një thesar i madh i Kosovës, andaj ne duhet të bëjmë përpjekje të përkujdesemi për trashëgiminë arkeologjike dhe shpirtërore, konservimet dhe restaurimet, masat preventive, kërkimet shkencore dhe infrastrukturën ligjore. Një pjesë e madhe e trashëgimisë kulturore nuk është trajtuar deri më tani, andaj këto objekte do të shqyrtohen se a do të hyjnë në mbrojte të përhershme.