e shtunë, 18 dhjetor 2010

Tërmet në Gjilan, pa dëme

Edhe një lëkundje toke është ndier në qytetin e Gjilanit dhe rajon, të shtunën në mbrëmje, në orën 18:40 minuta. 


Dridhja e tokës ka zgjatur pak sekonda dhe nuk raportohet për dëme eventuale. 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës (PK) për rajonin e Gjilanit, togeri Ismet Hashani, tha se është ndier lëkundja e tokës, por nuk ka raportime nga qytetarët po ndonjë dëm eventual. 


Kjo dridhje toke është në vazhdën e tërmeteve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur në Gjilan muaj më parë, por pa dëme. 
Një tërmet i fuqishëm pati goditur Gjilanin me 24 prill 2002, kur pati vdekur një person dhe qenë dëmtuar mijëra shtëpi banimi dhe institucione publike./koha
shko