Duke lexuar >
Fillimi
>
KOSOVË
>
Naser Rugova kërkon dorëheqjen e Dacit
Naser Rugova, tashmë, ish-nënkryetar i LDD-së, pasi që para dy ditësh ka dhënë dorëheqje nga të gjitha postet në këtë subjekt politik, për shkak, siç kishte thënë, të përgjegjësisë që ndien për humbjen e madhe të partisë së vet në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të Kosovës, ka kërkuar dje publikisht dorëheqjen nga kreu i LDD-së të Nexhat Dacit, për shkak siç tha ai, të përgjegjësisë së kryetarit të LDD-së për këtë “fiasko” të pariparueshme.
Rugova, para pak qastesh, në emisionin qendror të lajmeve të Klan Kosova, ka thënë se
Daci duhet të jep dorëheqje, për të mundësuar reformat në parti dhe strukturimin e ri të saj.
“Nëse dikush korrë fitore kudo qoftë, në sport, jetën shoqërore politike, apo lëmi tjera, merr lëvdata, por nëse dikush humb. Atëherë ai duhet të ketë pasoja për këtë humbje”, tha Rugova, duke fajësuar Dacin për humbjen e madhe të LDD-së./koha
Artikujt tjerë të ngjajshëm:
KOSOVË