e shtunë, 18 dhjetor 2010

Korab Shaqiri, i dashuruar me Dhurata Ahmetaj


Kantautori, Korab Shaqiri, këto ditë ka lançuar në tregun muzikor këngën më të re të zhanrit baladë, me titull “Vetmia”. Ky projekt ka ardhur pak me vonesë, për shkak të aksidentit që ka pësuar i ati i tij, këngëtari i njohur Ilir Shaqiri.


Korabi gjatë një prononcimi për media, ka thënë se aksidenti që pësoi babai i tij, Ilir Shaqiri, ka bërë që ai t’i lërë anash disa projekte të rëndësishme. “Isha në përfundim e sipër të videoklipit ‘Vetmia’, por për shkak të aksidentit të babit, isha i detyruar t’i lë anash disa projekte”. 


Përveç kësaj kënge, e cila është baladë dashurie, ai ka zbuluar se do të sjellë së shpejti në treg edhe një tjetër këngë ritmike. “Kam edhe një këngë më ritmike, e cila gjithashtu është e përfunduar, ku së shpejti do ta sjell në tregun muzikor.
shko