e shtunë, 18 dhjetor 2010

Serbia e dëshiron Petersenin në Hagë!

Të hënën, Serbia do t’i kërkojë Tribunalit të Hagës që të nisë procedura penale kundër ish-shefit të UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen. Pretendimin e ka bërë të ditur kryetari i Komitetit Kombëtar për Bashkëpunim me Tribunalin e Hagës në Serbi, Rasim Lajiq.
“Ai bashkë me zyrtarë të tjerë e dinin për dyshimet, por nuk bënë asgjë për t’i verifikuar apo për të nisur procedura, përkundrazi, ata bënë çka është e mundur që ta shuanin këtë punë, dhe të stopojnë dëshmitarët që të dëshmojnë për krimet e kryera”, ka thënë Lajiq.

Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë përgjegjësinë për atë që ka bërë në Kosovë. /indeksonline
shko