Akoma nuk mund të parashikohen rezultatet afatgjata te mbledhjes së gjithë këtij informacioni nga ana e rrjeteve sociale. “Huffington Post” bën të ditur se nuk duhet të nënvlerësojmë rreziqet që na kanosen gjatë përdorimit të këtyre rrjeteve. Nëse edhe ju kërkoni të merrni masa parandaluese atëherë mësoni 13 gjërat të cilat nuk duhet t’i publikoni në këta rrjete:
1. Datëlindja dhe vendi: megjithëse mund të jetë bukur të lexosh urimet për ditëlindje në faqen e adresës suaj, mos i jepni mundësinë mashtruesve të përdorin ditëlindjen dhe vendndodhjen tuaj të vërtetë. Mund të përdorni një date tjetër disa ditë pas ose para ditëlindjes së vërtetë.
2. Mbiemrin e vajzërisë së nënës suaj: mos rrezikoni sigurinë tuaj duke i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje të përdorur në shumicën e siteve.
3. Adresa e shtëpisë: ky detaj, të cilin mund ta ndani me të tjerët në Facebook, i lehtëson punën hajdutëve dhe personave mashtrues.
4. Udhëtimet e gjata që planifikoni të bëni: shkrimi i datës së pushimeve do të thotë t’i tregosh hajdutëve periudhën kur shtëpia mbetet bosh.
5. Shenja treguese të mospranisë suaj në rrjet: shënime si “jam në shopping” apo “po ha drekë” tregojnë mos prezencën tuaj në shtëpi.
6. Fotografi të papërshtatshme: fotografi ilegale dhe raciste që mund të vendosni në profilin tuaj mund të dëmtojnë imazhin dhe të bëhen shkak të pushimit tuaj nga puna.
7. Rrëfimet: Mos e shihni Facebook-un si një arenë rrëfimesh në të cilën flisni rreth sekreteve tuaja.
8. Numri i telefonit: nëse e vendosni në faqen tuaj atëherë kjo do të mundësojë përdorimin e tij edhe nga persona që nuk keni dëshirë ta marrin vesh.
9. Emri i fëmijës: edhe kjo mund të shkaktojë vjedhje të identitetit. Prandaj mos e etiketoni fëmijën tuaj në fotografi.
10. Sjellje të çmendura (të rrezikshme): ndarja e këtyre sjelljeve me të tjerët mund të prishë marrëdhëniet tuaja me kompanitë e sigurimit.
11. Pamje nga shtëpia: veçanërisht fotografi të cilat pasqyrojnë sende dhe orendi të çmuara mund t’ua lehtësojë punën hajdutëve.
12. Lërja hapur e profilit: hapja e profilit tuaj nëpërmjet kërkimit të Google përbën një element të rrezikshëm. Për të penguar arritjen e të huajve deri tek informacionet tuaja më private, shikoni dhe një here opsionet e privatësisë.
13. Shmangni aktualizimin e gjendjes suaj, e cila mund të tregojë mos prezencën në shtëpi. Kjo vlen për të gjitha rastet qofshin edhe vizitat tek të afërmit apo shëtitje të shkurtra