Ambasadorja e Zvicres e quajti qendrim personal dhe jo qeveritar deklaraten e ish kryetares se Gjykates Nderkombetare te Hages, Carla del Ponte.
Deklarata u be gjate takimit qe ambasadorja zhvilloi sot me ministrin e Jashtem Edmond Haxhinasto.
Në bisedën e zhvilluar mes tyre, u fol edhe per deklaraten e fundit te Del Pontes për trafikun e organeve dhe përfshirjen në këtë cështje te UCK-së dhe kryeministrit kosovar Hashim Thaci.
Pas deklaratave për tregti organesh, ish-prokurorja e Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në Ish- Jugosllavi, Carla del Ponte ka kërkuar hapa juridikë. Hetimet për këto çështje penale megjithatë nuk duhet të kryhen nga autoritetet e Kosovës, ose të Shqipërisë, tha Del Ponte. "Ata që tani thanë se të gjithë janë të pafajshëm," tha ambasadorja e sotme e Zvicrës në Argjentinë të enjten në bisedë me agjencinë gjermane të lajmeve DPA. "Në diskutim për këtë mund të vijë vetëm misioni i BE Eulex në Kosovë, por i cili duhet të pajiset për këtë punë," shtoi Del Ponte.
Ajo tha se "hetimet duhet të tregojnë, nëse ka vërtet dëshmi për këto pohime." Ajo konfirmoi njëkohësisht se pas përfundimit të punës së saj si kryeprokurore, ajo kishte mësuar "e tronditur" se në Tribunal ishin zhdukur dëshmi për heqjen eventuale të organeve. "Kanë qenë prova të gjakut, shami, fotografi dhe gjëra të tilla të ngjashme nga shtëpia e verdhë në Rribe në Shqipërinë e veriut," kujton Del Ponte. "Për ne ishte atëherë e qartë se në shtëpi kishte ndodhur diçka mjekësore." Hetimet fillestare të Tribunalit atëherë patën ngecur në vend, sepse Shqipëria e kishte ndërprerë bashkëpunimin. Veç kësaj dëshmitarë nuk kishin pranuar të dëshmonin. Ata "kishin frikë, sepse qenë vrarë disa nga dëshmitarët tanë".
Dyshimet e saj Del Ponte i pati publikuar për herë të parë në një libër të botuar në vitin 2008. Si qeveria e Shqipërisë, ashtu edhe pala kosovare i patën kritikuar ashpër si të pabaza dyshimet dhe akuzat e Carla del Pontes, të shprehura në libër. Prek pohimeve të Del Pontes u distancua në atë kohë edhe Tribunali i Hagës për Krime lufte.