e enjte, 9 dhjetor 2010

Wikileaks: Spanja nuk e njeh Kosovën se frigohet për vete!

Edhe pse themeluesi i saj, Julian Assange është arestuar, Wikileaks vazhdon të publikoj dokumente sekrete.

TopLajm ka arritur të siguroj një dokument ku flitet për arsyet reale se pse Spanja nuk e njeh Kosovën
Më 11 dhe 12 janar të vitit 2008  senatori amerikan CODEL Martinez gjatë vizitës në Spanjë ka zhvilluar një takim të gjatë me ish-presidentin spanjoll Jose Maria Aznar ku është biseduar edhe për Kosovën.

Aznar gjatë këtij takimi ka bërë të ditur qëndrimet e veta karshi Pavarësisë së Kosovës.
“Njohja ndërkombëtare e Pavarësisë së Kosovës mund të sjell tri pasoja:  Pranimin real të ndryshimit të kufijëve të Evropës, që do të ishte një llojë shantazhi  për pranim të vetëvendosjes që do të kishte refleksione në Spanjë, Itali, Turqi, Irak dhe shtetet tjera që kanë pakica të popullësisë. Pavarësia e Kosovës do të rriste edhe nacionalizmin në kontinentin e vjetër” ka thënë Aznar I cili ka bërë të ditur se preferon  që Kosova të mbetet  protektorat në shekullin e ardhshëm dhe jo të pranohet shpallja e njëanshme e Pavarësisë/ toplajm
shko