e enjte, 16 dhjetor 2010

Zoe Saldana: “Nuk mund të jetoj pa seks”

Aktorja Zoe Saldana, e cila është popullarizuar me rolin në filmin “Avatar”, thotë se nuk mund ta paramendojë jetën pa seks. “E dua seksin, e dua, e dua, e dua... Nuk mund të jetoj pa të.

Mendoj se trupin nuk duhet fshehur. Po ashtu, mendoj se shoqëria amerikane po i rrënon fëmijët tanë, të cilët në vend se të edukohen dhe të bëhen të vetëdijshëm për seksualitetin e tyre, drejtohen nga dhuna, armët dhe videolojërat. Ne po edukojmë kriminelë të vegjël”, ka deklaruar Saldana për revistën “Essence”.


Aktorja 31-vjeçare, e cila kohë më parë ka incizuar në reklamë të nxehtë për shtëpinë e modës “Calvin Klein”, thotë se nuk e ka problem që të zhvishet lakuriq para kamerave, nëse këtë e kërkon roli.
shko