e hënë, 24 janar 2011

Aeroporti i Moskës, 31 viktima deri tani

Rritet bilanci tragjik i viktimave në shpërthimin e ndodhur në aeroportin e Moskës, ndërsa Agjensia Ruse e Lajmeve “Interfax” raporton për
31 të vdekur deri tani.
Aeroporti i Domodedovo-s. më i madhi në vend dhe njëri prej më të mëdhenjve bë botë, u trondit një orë më parë nga një sulm kamikaz në zonën e bagazheve të fluturimeve hyrëse.

Mbi 100 persona janë plagosur dhe po shoqërohen në spitalet më të afërta, ndërsa pritet që numri i viktimave të vazhdojë të rritet ende. Disa prej tyre raportohen në gjendje kritike.

Në vendngjarje vazhdon të ketë shtëllunga tymi dhe viktima të tjera mund të jenë të pazbuluara në epiqëndrën e shpërthimit. Në mars 2010, sistemi i metrove në Moskë u trondit nga dy femra kamikaze, të cilat shpërthyen duke vrarë 40 persona dhe plagosur 80 të tjerë.

Ato i përkisnin një lëvizje separatiste që kërkon shkëputjen e krahinës jugore të Dagestanit në një shtet të pavarur./tch
shko