e mërkurë, 5 janar 2011

Blindohet me telefona, e zënë!

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është shënuar kundërvajtja e parë e këtij viti, që kishte të bënte me
tentimin për kontrabandim të 1.117 telefonave celularë, vlera e të cilëve llogaritet rreth 5.312 euro.

Sipas njoftimit nga Dogana e Kosovës udhëtari vinte nga Stambolli dhe ishte futur në kanalin e gjelbërt, që nënkupton se nuk bartë mallra komerciale, mirëpo oficerët doganorë e kanë ndalur dhe pas ushtrimit të kontrollit nëpërmjet skanerit kanë zbuluar telefona celular dhe pjesë përcjellëse të padeklaruara në tri valixhe të tij.
Edhe gjatë kontrollit trupor në xhaketën e personit të dyshuar janë gjetur 8 telefona celular të ri të prodhimit kinez, ndërsa në një jelek të adoptuar për fshehje janë zbuluar 34 telefona celularë të rinj të modeleve të ndryshme të prodhimit kinez.
I dyshuari është intervistuar dhe sipas urdhrit të prokurorit është në mbajtje. Me këtë rast pala ka bërë kundërvajtje doganore sipas nenit 250, pika 1, e Kodit Doganor dhe të Akcizave./koha
shko